Pse fluturimet herët në mëngjes janë zgjedhja më e mirë?!

Edhe pse fluturimet ne drekë ose pasdite janë më të pëlqyeshme pasi nuk ju prishin gjumin e mëngjesit, studimet raportojnë se fluturimet herët në mëngjes janë një zgjedhje më e mirë. Nëse zgjidhni, të fluturoni herët në mëngjes do të keni më pak gjasa që të keni vonesa, sesa fluturimet gjatë pasdites ose mbrëmjes. Vonesat thuhet se fillojnë rreth orës 8 të mëngjesit çdo ditë dhe më pas përkeqësohen derisa të kenë arritur një kulm rreth orës 18:00. Arsyeja është trafiku ajror. Në orët e para të mëngjesit, trafiku ajror është më i lirshëm, pasi të gjitha fluturimet nga një natë më parë kanë përfunduar.
Turbulencat, janë gjithashtu, një fenomen aspak i këndshëm si për pilotët por edhe për pasagjerët. Ndaj për të evituar një situatë paniku që mund të krijohet prej tyre, studimet sugjerojnë që të fluturoni sa më herët në mëngjes, pasi shumica e stuhive dhe ajri i paqendrueshëm ndodhin gjatë pasdites.
Një fakt tjetër, që ja vlen të përmendet është padyshim komoditeti që ofron fluturimi herët në mëngjes. Fluturimet e hershme të mëngjesit kanë më pak pasagjerë pasi shumica prej tyre zgjedhin të shijojnë gjumin e mëngjesit. Së fundmi, të arrish në aeroport herët gjatë ditës është thjesht më e këndshme. Kjo nënkupton, më pak rrëmujë, turma njerëzish që nxitojnë dhe janë të nervozuar, më pak ndotje dhe mbi të gjitha produkte të freskëta nëse do dëshironit të konsumonit diçka në aeroport.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.