Pse gratë janë më të mira në rolet drejtuese?

“Çdo grua që kupton problemet e mbarëvajtjes së një shtëpie është shumë më afër kuptimit të problemeve të mbarëvajtjes së një vendi.”- është shprehur Margaret Thatcher, duke theksuar mjeshtërisht në një fjali të vetme aftësitë e papërsëritshme të gruas, që nga ekuilibri i drejtë, aftësia për përshtatje, detyrat e shumta, ndjeshmëria dhe shpirti i lidershipit.
Sipas një raporti të kryer nga Deloitte Touché Tohmatsu, gratë janë të prirura të përparojnë më shpejt në karrierën e tyre brenda ambientit qeverisës, sesa në sektorin privat.
Pothuajse 10% e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara udhëhiqen nga gratë, krahasuar me 3% të 1,000 kompanive të para shumëkombëshe, të cilat kanë në krye presidente ose drejtuese femra.
Gratë përfaqësojnë përafërsisht 20% të numrit të përgjithshëm të parlamentarëve në mbarë botën, krahasuar me 13, 5% të grave që mbajnë një pozicion drejtues në 500 kompanitë e para më të mira amerikane.
Hulumtimi bën me dije se gratë në pozicione drejtuese perceptohen se përdorin taktikat e bindjes, të tilla si këshillimin, frymëzimin dhe argumentat racionalë.ryesor është të thyejë qëndresën.
Këto kërkojnë kurajë në përballje të parë dhe mund të jenë më shumë efektive kur kundërshtarët nuk tregojnë vullnet dhe ngrenë kundërshtime që diçka nuk mund apo nuk duhet bërë.
Bazuar në këtë hulumtim, taktikat e shtrëngimit janë taktikat “e preferuara” të burrave, ndërsa presioni rezulton të jetë taktika më dalluese e burrave shqiptarë në menaxhim.
Kur u pyetën se nëse do të zgjidhnin, a do të pëlqenin një burrë apo një grua drejtues, në mënyrë interesante 62% e të anketuarve thanë se ky element nuk ka fort rëndësi.
Nuk është çudi që burrat dhe gratë kanë stile të ndryshme menaxhimi kur bëhet fjalë për drejtimin e sipërmarrjeve. Në varësi të rezultateve, mund të dallohen tre taktika kryesore të ndikimit: bindja, shkëmbimi dhe shtrëngimi.
Taktika e bindjes (bindje racionale, thirrje frymëzuese) përqendrohen në argumentat logjikë ose në vlerat tërheqëse dhe idealet, në mënyrë që të bindësh njerëzit.
Ato bëhen më të efektshme kur arrihet përfshirja dhe rezultatet e tyre janë afatgjatë, sepse ato çojnë në ndryshimin e qëndrimeve.
Taktika e shkëmbimit (këshillimi, bërja për vete dhe shkëmbimet) synon t’u sigurojë njerëzve situata më të leverdisshme, në mënyrë që t’i inkurajojë ata të veprojnë sipas kërkesave të ekzekutivit.
Kjo është mjaft domethënëse dhe tregon se shumica e profesionistëve shqiptarë në sipërmarrje nuk e marrin parasysh gjininë si element parësor për një bashkëpunim të suksesshëm.
E megjithatë, të pyeturit zgjodhën më së shumti një burrë (23%) si drejtues të parapëlqyer krahasuar me një grua (14%), duke vënë theksin në perceptimin e burrave si liderë në sipërmarrje.
V.HYDI/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.