Pse i duhet Boris Johnson një xhaketë që thotë “Kryeministri” mbi të?
Boris Johnson, kryeministrit aktual të Britanisë së Madhe, iu dha një xhaketë Royal Navy, e cila përdoret në rastet e motit të keq, si dhuratë nga Ministria e Mbrojtjes kur vizitoi HMNB Clyde, një bazë detare në Faslane, Skoci.
Detaji i personalizuar i mbishkrimit u duk të ishte më shumë si diçka tipike amerikane. Pasi të kujton padyshim veshjet ushtarake me mbishkrimin “Komandant i Përgjithshëm” që presidentët e SHBA veshin me kaq krenari kur vizitojnë bazat ushtarake, sikurse në rastin e Trump, duke përmbajtur një ironi të pashoq.
Në të vërtetë nuk lexohet “Boris Johnson” kudo në xhaketë, thjesht emërtimi “Kryeministër”. Gjatë vizitës së tij në Faslane ai u përpoq të shfaqej i vendosur dhe serioz, dhe pasi bisedoi me disa marinarë të bordit, ai kundërshtoi më pas bindshëm dhe drejtpërdrejt, deklaratat e bëra nga ministrat e tij për çështjen e Brexit. (Theguardian)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.