Pse India do të jetë 1 nga 3 vendet më inovative në botë?
“India në 30 vitet e ardhshme do të jetë në 3 shtetet e para inovative, si dhe do të japë zgjidhje globale për të ardhmen, për shkak të mentalitetit të saj sipërmarrës, ndryshimeve strukturore në vazhdim, ashtu sikurse do të shkojë drejt një ekonomie të zyrtarizuar” tha eksperti për konkurrencën e tregut, Amit Kapoor.
Amit, i cili ka autorizuar Indeksin e Inovacionit të Indisë 2019 tha se disa faktorë që janë në lëvizje, do ta ndihmojnë Indinë të bëhet një qendër inovacioni.
Në Indeksin e Inovacionit të NITI Aayog, të gjitha shtetet renditen në inovacionin dhe parametrat konkurrues. Amit u shpreh se ideja që qëndron pas indeksit është stimulimi i vendeve drejt inovacionit.
“Ajo që shet në SHBA nuk ka nevojë të jetë një gjë e madhe në Indi. Do të ketë shërbime që janë të lokalizuara për Indinë. India do të gjejë zgjidhjen e vet të lëvizshmërisë, do të gjejë zgjidhjet e veta të shërbimit për gjëra të ndryshme që po ndodhin në të vërtetë dhe kjo është çfarë do të ndodhë” tha Kapoor.
“Shtetet e Bashkuara, gjithmonë do të jenë një nga vendet që drejtojnë inovacionin. Kjo për shkak të përqendrimit teknologjik që ka pasur në të vërtetë ky vend. E dyta, që do të nxisë inovacionin do të ishte grupi i vendeve skandinave” theksoi ai, duke shtuar se Kina do të jetë gjithashtu pjesë e së ardhmes së inovacionit.
Në të njëjtën kohë, eksperti për konkurrencën e tregut pranoi se kinezët krijojnë disa zgjidhje të mahnitshme të shkallëzueshme. Kapacitetet e tyre të inovacionit janë në shkallëzimin e prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve.
“Ajo që kërkohet në Indi është e ndryshme nga ajo që kërkohet në Kinë. Zgjidhjet kineze nuk do të përsëriten në të gjithë botën. Zgjidhjet indiane, sepse ato do të jenë zgjidhje të drejtuara nga shërbimi, do të përsëriten në të gjithë botën” shtoi Amit. /hindustantimes/
Jenida Vladi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.