Pse konsiderohet i papërshtatshëm përdorimi i telefonit gjatë orarit të punës?

Përdorimi i telefonit është i nevojshëm, dhe nuk ka asgjë të gabuar të shikosh nëse ka ardhur diçka në të, por përdorimi i telefonit në momente të papërshtatshme si psh në punë apo mbledhje tregon shumë për ju dhe karakterin tuaj.
Hulumtuesit kryen një studim në të gjithë vendin ku survejuan 554 profesionistë, të cilët punonin në kompani me më shumë se 50 punonjës dhe një pagë të kënaqshme. Ata i bënë disa pyetje këtyre punonjësve në lidhje me smartphonet e tyre dhe përgjigjet ishin këto:
86 % e tyre mendonin se është e papërshtatshme të përgjigjesh në telefon gjatë mbledhjeve
84% e tyre mendonin se është e papërshtatshme të shkruash mesazhe apo emaile gjatë një mbledhjeje
66 % e tyre mendonin se është e papërshtatshme të shkruash mesazhe apo emaile gjatë kohës së pushimit.
Përfundimi që doli nga ky studim ishte se sa më shumë para të fitojnë njerëzit aq më pak e përdorin telefonin e tyre gjatë punës. Studimi gjithashtu zbuloi se të rinjtë janë 3 herë më të predispozuar të mendojnë se nuk ka asgjë të gabuar të përdorësh smartphonin gjatë një mbledhjeje. Gjë në fakt, që është pak kontradiktore duke qenë se të rinjtë varen shumë nga opinion që të tjerët kanë për ta.
Por pse konsiderohet kaq e papërshtatshme përdorimi i smartphonit gjatë mbledhjeve?
- Nuk tregon respekt
Kur shikoni telefonin tuaj gjatë një mbledhjeje tregoni që ajo çka po shikoni në telefonin tuaj është më e rëndësishme se ajo çka po thuhet në mbledhje. Dhe se ju i shikoni njerëzit që janë jashtë mbledhjes si më të rëndësishëm se ata që janë aty.
- Tregoni se nuk e keni mendjen
Nëse shikoni telefonin tuaj tregoni se nuk e keni mendjen pasi është e pamundur të fokusoheni ashtu siç duhet në dy gjëra njëkohësisht.
- Fakti që nuk dëgjoni
Nëse ju nuk praktikoni dëgjimin aktiv, atëherë të gjithë ata që janë rreth jush do të mendojnë se nuk po dëgjohen.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.