Pse ky avion i epokës hapësinore mund të ndryshojë fluturimin përgjithmonë?!
Duket si një anije kozmike, funksionon me karburant që deri para disa vitesh ekspertët e quanin “të çmendur” dhe sapo është konkretizuar nga fletët e vizatimit dhe projektimit, por në sytë e një prej prodhuesve kryesorë të avionëve në botë, është padyshim e ardhmja.
Por jo e ardhmja e largët. Airbus shpreson që ne do të fluturojmë në qiell në një nga modelet e tij radikalë në vetëm 15 vjet, duke lënë pas ditët e fluturimit ndotës dhe motorit me raksion.
Avioni me krahë të përzier është një nga trinitetet e modeleve eko-miqësorë me karburant hidrogjeni të zbuluar kohët e fundit nga Airbus si pjesë e ambicieve të tij për të udhëhequr dekarbonizimin e industrisë së aviacionit.
Është një plan i guximshëm dhe një që vetëm disa muaj më parë mund të dukej delirant pasi kërkesa për udhëtime ajrore me karburant fosil vazhdoi të rritet, me sa duket e imunizuar ndaj shqetësimeve në rritje të mjedisit.
Por ardhja e Covid-19 dhe ndikimi i tij në aviacion mund të kenë pastruar pa dashje një shteg fluturimi për përpjekjet për të rimenduar teknologjinë e botës në ajër.
Airbus ka pagëzuar programin e tij të ri ZEROe. Projektimet e zbuluara nuk janë prototipa, por një pikënisje për të eksploruar teknologjinë e nevojshme për të filluar ndërtimin e avionëve të parë komercialë neutralë ndaj klimës.
“Si mund të dilni nga pandemia, me neutralitetin e klimës si një faktor kryesor të konkurrencës afatgjatë?”, pyeti retorikisht, shefja e teknologjisë së Airbus, Grazia Vittadini, gjatë një konferencë në lidhje me planet e reja. “Do të ishte e pamundur të mos bëhej. Edhe para krizës, ajo është bërë një pikëpamje e pranuar dhe e përbashkët që mbrojtja e klimës dhe mbrojtja e mjedisit tonë janë faktorët kryesorë të domosdoshëm mbi të cilët duhet të ndërtojmë të ardhmen e fluturimit,” tha ajo.
Pse hidrogjen?
Plani i Airbus për të sjellë në treg një aeroplan pasagjerësh me emision zero deri në vitin 2035 do të thotë se duhet të fillojë të hartojë një kurs në drejtim të teknologjisë në 2025. Në fakt ai ka nevojë për të hartuar disa kurse.
Kjo sepse asnjë teknologji e vetme nuk mund të adresojë kërkesat e energjisë për të furnizuar tërë spektrin e llojeve të avionëve – nga taksitë fluturuese deri te aeroplanët me rreze të shkurtër, të mesme dhe me distancë të gjatë.
Çfarë do të thotë kjo për udhëtarët?!
Derisa Airbus të vendoset në një konfigurim, është shumë herët të dihet se çfarë forme do të ketë kabina e pasagjerëve ose si do të duket përvoja në bord.
Por, ajo që mund të parashikohet me besueshmëri është se çfarë do të ndjehet nga pikëpamja e ndjeshmërisë njerëzore. Hidrogjeni mund të jetë antidot për problemet e fluturimit, nëse Airbus mund të nisë ZEROe nga toka.
Lëshimi i këtyre koncepteve në mes të një pandemie mund të jetë madje një goditje gjeniale nga ana e Airbus, tani që njerëzit kanë pasur kohë, ndërsa kanë qenë të bllokuar, për të reflektuar mbi privilegjin e aviacionit të përballueshëm ndërsa pranojnë ndikimin e tij në planet. (CNN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.