Pse mbretëresha Maria Antoneta njihej si “Madame Defiçit”?!
Maria Antoneta, ishte mbretëresha e fundit e Francës, përpara se Revolucioni Francez të përmbyste monarkinë. Ajo u martua me Luigj Augustin, më 16 maj 1470, kur ajo ishte vetëm 14 dhe ai 15 vjeç.
Katër vite më vonë, ai u bë mbret dhe ajo mbretëresha e Francës. Edhe sot e kësaj dite, ajo mbahet mend si mbretëresha ekstravagante, e cila shpenzonte shuma marramendëse parash për pasuri të paluajtshme, veshje luksoze, këpucë, paruke dhe bizhuteri, ku kryesonin diamantet dhe perlat.
Ndonëse në mbretëri mbizotëronte skamja, Marie Antoneta vazhdonte të bënte një jetë luksoze, derisa njerëzit dhe armiqtë e saj filluan ta quajnë me nofkën poshtëruese “Madam Deficit”.
Burimi: Banka e Shqipërisë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.