Pse ndonjëherë dështojnë edhe idetë inovative?

Inovacioni është një mënyrë shumë e mirë për të zhvilluar më tej biznesin, por është gjithashtu mjaft riskoze. Ndonjëherë ndodh që idetë më të mira e inovative të dështojnë. Nëse idetë inovative nuk janë të shoqëruara me elementë të tjerë siç janë transformimet kulturore, produktet e përshtatura etj, e gjitha ajo ide që keni mund të shkojë dëm. Këtu keni tetë hapat që duhet të keni kujdes kur ju lind një ide inovatore
- Mos shpenzoni kohë në drejtim të kundërt
Fillimisht duhet tu bëni të qartë punonjësve qëllimin e kësaj kompanie, pse kjo kompani u krijua, cila ishte ideja, e si e keni menduar që të shfaqet në treg. Nëse punonjësit nuk e kanë plotësisht të qartë këtë ide, me shumë mundësi ideja nuk do të funksionojë.
- Mos largoni vëmendjen
Humbja e fokusit është shumë e thjeshtë, kështu që përpiquni të ndihmoni9 grupet e punës të qëndrojnë të fokusuara dhe forconi edhe më tej pikësynimet e tyre. Përpiquni të mos i largoheni objektivit fillestar në mënyrë që punonjësit të mos e humbasin fokusin e projektit.
- Mos e bëni procesin një mister
Themeli i një nisme të suksesshme janë padyshim komunikimi i suksesshëm si dhe fokusimi në objektivin kryesor. Edhe pse inovacionet shpesh duhet të mbahen sekret deri në momentin e fundit, procesi jo vetëm që nuk duhet të fshihet po duhet të shpjegohet me përpikmëri, në mënyrë që njerëzit të kuptojnë rëndësinë dhe pasojat e këtij projekti.
- Mos kufizoni komunikimin
Që projekti juaj të jetë i suksesshëm, fillimisht duhet të pranohet nga pjesa operative e biznesit. Shpeshherë, kjo fazë dështon, sepse menaxherët e përgjithshëm, marketingu, burimet njerëzore komunikimi apo skuadra e shitjeve nuk informohen gjatë procesit. Komunikimi brenda kompanisë është parësor, me qëllim që punonjësit të marrin njohuritë esenciale për projektin.
5.Shfrytëzoni idetë që lindin gjatë punës
Idetë më të mira lindin jashtë procesit të punës dhe reflektohen në llojet e sjelljeve njerëzore. Këto njohuri rezultojnë jo vetëm të nevojshme për të dhënë zgjidhje pozitive, por bëhen gjithashtu mjetet e komunikimit më efektive dhe e ndihmojnë marketingun.
Viola Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.