Pse njerëzit po rrezikojnë jetën e tyre për të bërë një ‘selfie’ të përsosur?

Më shumë se 250 njerëzve midis tetorit 2011 dhe nëntorit 2017, kanë rrezikuar jetën e tyre për të bërë një selfie të përsosur, zbuloi një studim. Ata analizuan vetëm raportet e lajmeve për vdekje të lidhura nga selfie, dhe thanë se shifra mund të ishte më e lartë, duke pasur parasysh mundësinë e rasteve që kanë kaluar pa u bërë publike.
Sipas studiuesve ka dy arsye që çojnë në kryerjen e një veprimi të tillë: një tru i pazhvilluar dhe nocioni i pathyeshmërisë. “Korteksi prefrontal – pjesa e trurit që ju ndihmon të merrni vendime racionale është ende i pazhvilluar,” thanë studiuesit, duke shtuar se një nocion i pathyeshmërisë në vitet e adoleshencës e bën rininë më të ndjeshme ndaj kësaj lloji sjelljeje.
Rusia ishte ndër vendet me numrin më të madh të incidenteve fatale, të selfie-ve tha studimi. Gjithashtu raste të tjera kanë ndodhur në shumë qytete të Europës duke përfshirë persona të moshës së ndryshme kryesish adoleshentë.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.