Pse pas një fillimi të fortë viti Apple po sheh probleme të mëdha furnizimi?!

Apple Inc parashikoi probleme më të mëdha pasi bllokimet e COVID-19 po gërmojnë prodhimin dhe kërkesën në Kinë, lufta në Ukrainë po dëmton shitjet dhe rritja u ngadalsua në shërbime, të cilat prodhuesi i iPhone i sheh si motorin e tij për zgjerim. Aksionet ranë 2.2% në fund të tregtisë pasi drejtuesit paraqitën perspektivën e tyre të zymtë në një telefonatë konferencë. Lajmi tejkaloi fitimin dhe shitjet rekord për tremujorin e dytë fiskal të Apple, i cili përfundoi në mars.
Shefi Financiar Luca Maestri paralajmëroi në një intervistë se lufta në Ukrainë, e cila bëri që Apple të ndalonte shitjet në Rusi, do të ulte shitjet më thellë në tremujorin e tretë fiskal. Ai u tha analistëve gjatë thirrjes se problemet e zinxhirit të furnizimit do të dëmtonin shitjet në tremujor me 4 deri në 8 miliardë dollarë, “thelbësisht më të mëdha” se goditja në tremujorin e dytë.
Problemet e furnizimit u përqendruan në një korridor në Shangai, Kinë dhe reflektuan ndërprerjet e COVID dhe mungesat e çipave, shtoi ai. Pandemia po ndikonte gjithashtu në kërkesën në Kinë, tha ai. Shefi Ekzekutiv Tim Cook tha se pothuajse të gjitha fabrikat kineze që bënin montimin përfundimtar të produkteve të Apple kishin rifilluar pas mbylljeve të fundit të COVID, por kompania nuk po parashikon se kur do të përfundojë mungesa e çipave, që prek kryesisht produktet e vjetra.
Cook tha se ai shpresonte që çështjet e COVID do të ishin “kalimtare” dhe “të përmirësoheshin me kalimin e kohës”. Të paktën një analist tha se opinionit i mungonte qartësia. Kim Caughey Forrest, Shefi i Investimeve në Bokeh Capital Partners, tha se kërkesa e vazhdueshme mbetet një pyetje e madhe, pavarësisht menaxhimit të zinxhirit të furnizimit nga Apple në tremujorin e marsit.
Të ardhurat e përgjithshme fiskale të tremujorit të dytë të Apple ishin 97.3 miliardë dollarë, 8.6% më shumë nga viti i kaluar dhe më të larta se vlerësimi mesatar i analistëve prej 93.89 miliardë dollarësh, sipas të dhënave të Refinitiv. Të ardhurat në mbarë botën nga shitjet e telefonave ishin 50.6 miliardë dollarë, një rritje prej 5.5% nga një vit më parë dhe shitjet e shërbimeve u rritën 17% në 19.8 miliardë dollarë, të dyja përpara parashikimeve mesatare të analistëve.
Megjithatë, Maestri tha se rritja e shërbimeve do të ngadalësohet nga tremujori i marsit, ndërsa do të mbetet dyshifror. Ai përmendi disa faktorë, duke përfshirë normat më të pafavorshme të këmbimit të monedhës. Fitimi total ishte 25 miliardë dollarë, ose 1,52 dollarë për aksion dhe lehtësisht i kaloi pritshmëritë e analistëve prej 23,2 miliardë dollarë dhe 1,43 dollarë.
Apple gjithashtu ngriti dividentin e saj me 5% në 0.23 dollarë për aksion dhe bordi miratoi një blerje për një shtesë prej 90 miliardë dollarësh në aksione. Investitorët janë përgatitur për rënie në shpenzimet e konsumatorit për pajisjet dhe shërbimet e teknologjisë pasi lufta në Ukrainë dhe faktorë të tjerë rrisin koston e naftës, ushqimit dhe produkteve të tjera kryesore.
I pyetur për rritjen e inflacionit, Maestri tha se kërkesa, veçanërisht për iPhone, kishte qenë më e lartë se sa kishte parashikuar kompania në fillim të tremujorit. Por ai vuri në dukje se inflacioni po ndikonte shpenzimet. Pandemia, përfshirë kalimin në punën hibride, ka përfituar edhe biznese të tjera.
Apple tha se shitjet e iPad ranë 2% në 7.65 miliardë dollarë për shkak të kufizimeve të zinxhirit të furnizimit, ndërsa të ardhurat nga kompjuterët Mac, të cilët gjithashtu përballen me probleme të zinxhirit të furnizimit, u rritën 14.7% në 10.4 miliardë dollarë.
Shitjet e pajisjeve të veshura, altoparlantëve në shtëpi dhe aksesorëve u rritën 12% në 8.8 miliardë dollarë dhe ishte e vetmja njësi që humbi objektivat e Wall Street. Maestri tha se Watch dhe AirPods shitën mirë dhe ia atribuoi mungesën ndryshueshmërisë sezonale të kërkesës për aksesorë të tjerë.
Apple tha se tani ka 825 milionë abonentë që paguajnë në të paktën shtatë ofertat e saj të abonimeve, me 40 milionë nga 785 milionë tremujorin e kaluar. Rritja e tij vjen pasi rivalët si Netflix Inc raportojnë humbje të abonentëve. RTS
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.