Pse paundi britanik nuk u “trondit” nga rrëzimi i marrëveshjes së BREXIT?
Rrëzimi i mbrëmshëm në parlamentin britanik i marrëveshjes për BREXIT duket që ka krijuar një “shkundje” vetëm në radhët e politikës pasi tregjet europiane nuk kanë shfaqur shqetësime nga ky zhvillim. Bursa e Londrës ka reaguar pa ndonjë luhatje të madhe, fillimisht në rritje të lehtë dhe më pas me rënie po të lehtë. Asnjë tension s’ka pasur edhe në tregun valutor ku stërlina ka njohur një rritje të lehtë pas votimit, pa pasur ndonjë luhatje të konsiderueshme.
“Ilsole24ore” shkruan se “sipas analistëve, investitorët e kishin parashikuar se plani i kryeministres May nuk do të miratohej nga parlamenti ndaj edhe po përqendrohen në të ardhmen, duke vendosur në llogaritë e tyre opsionin e zgjatjes së daljes nga Bashkimit Europian e ndoshta edhe mundësinë që zhvillimet e mëvonshme të sjellin një rimendim të vendimit të Britanisë së Madhe për të dalë nga BE-ja”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.