Pse të jetosh pranë detit ju bën më të lumtur?

Jetesa në vendet bregdetare jo vetëm përmirëson shëndetin fizik dhe mendor, por gjithashtu të jep një humor të mirë. Kjo konfirmohet nga një studim i ri i Universitetit Britanik të Exeter, sipas të cilit jetesa në bregdet përmirëson në një mënyrë “të lehtë por të rëndësishme” shëndetin tonë fizik dhe mendor.
Në një rreze prej 48 milionë banorësh, studiuesit zbuluan se ata që janë më pak se një kilometër larg detit kanë më shumë gjasa të kenë shëndet të mirë fizik e mendor, sesa ata që jetojnë në distanca më të gjata.
Arsyet do të ishin të shumta: thjesht prania e detit do të zvogëlonte nivelin e stresit dhe më pas mjedisi bregdetar do t’i bënte njerëzit më të prirur për të ushtruar, për shembull shëtitje të shpeshta në plazh ose ushtrimin e sporteve detare pothuajse gjatë gjithë vitit.
Gjithashtu, hulumtime të tjera kanë treguar se është e mjaftueshme që të shikohen peizazhet detare (ose në përgjithësi, peizazhet natyrore) dhe kanë efekte pozitive në gjendjen tonë dhe madje përmirësojnë aftësinë tonë për t’u përqendruar.Peizazhet gri urbane, nga ana tjetër, shkaktojnë ndjenja të kundërta ose ndryshe më pak të favorshme: domethënë, ato mund të lehtësojnë pikëllimin dhe depresionin.
Pra, jetesa pranë detit përmirëson mirëqenien dhe cilësinë e jetës: me pak fjalë, ajo jep lumturi.
E kush nuk kërkon pak lumturi?
E.T /SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.