Publikimi i NASA-s/ 2019, viti i dytë më i nxehtë në histori
Analizat e NASA dhe Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA), tregojnë se 2019-a është viti i dytë më i nxehtë që prej nisjes së regjistrimeve në 1880. Temperaturat në vitin 2019 në të gjithë botën, kanë lënë përpara vetëm ato të 2016-ës dhe vazhduan trendin ngrohës afat-gjatë të planetit. Pesë vitet e fundit kanë pasur temperaturat më të larta në 140 vite.
Në vitin 2019, temperaturat ishin 0.98 gradë celsius më të ngrohta se mesatarja e periudhës 1951-1980, sipas studimeve të NASA. “Dekada që përfundoi ishte më e nxehta në historik. Çdo dekadë pas 1960-ës ka qenë më e nxehtë se më përpara”, deklaroi Administrata. Duke përdorur modele të klimës dhe analiza statistikore të të dhënave temperaturës botërore, shkencëtarët përfunduan se kjo rritje ka ardhur kryesisht nga rritja e emetimeve të dioksidit të karbonit dhe gazrave të tjerë si rrjedhojë e aktiviteteve njerëzore.
Rritja e temperaturës në atmosferë dhe oqeane po ndikon tek humbja e vazhdueshme e masave në Groenlandë dhe Antarktidë, si dhe tek rritja e ndodhive ekstreme si valët e të nxehtit, zjarret dhe reshjet e dendura.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.