Publikimi i pagave, MJAFT: Shqiptarët, të rrezikuar – Merkoçi: Ka mungesë njohurish dhe mosrespektim të mbrojtjes së të dhënave
Lëvizja MJAFT ka evidentuar një seri problemesh lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale të shtetasve, të cilat kanë kulmuar me publikimin e pagave të mbi 630 mijë shtetasve pak ditë më parë, si dhe të dhënave të votuesve në zgjedhjet 25 prillit. Në prezantimin e gjetjeve të Projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në agjendën digjitale, Kreu i kësaj organizate Aldo Merkoçi tha se problemet nisin që nga mënyra e trajtimit të të dhënave nga institucionet shtetërore, te mungesa e njohurive nga ana e nëpunësve, deri te anashkalimi i përcaktimeve ligjore që garantojnë këto të drejta.
Sipas Lëvizjes MJAFT, shteti nuk ka gjetur një balancë mes nevojës për të përdorur shërbimet digjitale, dhe rreziqeve që bart përdorimi i tyre sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve.
Projekti i MJAFT zbardh një seri problematikash lidhur me zbatimin e sistemeve elektronike, ashtu si dhe mbrojtjen nga krimi kibernetik.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.