Publikohet Lista Kombëtare e Profesioneve – Hyn në fuqi vendimi i fundit i qeverisë. Gradat, funksionet dhe kërkesat për punësim
Hyn në fuqi Lista Kombëtare e Profesioneve që qeveria ka miratuar para disa ditësh. Sipas vendimit të fundit të Këshillit të Ministrave, klasifikimi i Listës Kombëtare të Profesioneve, e njohur shkurtimisht si “LKP”, zbatohet për mbledhjen, klasifikimin dhe publikimin e të dhënave statistikore zyrtare.
“Kodet statistikore të Listës Kombëtare të Profesioneve (LKP), të përdorura deri para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, zëvendësohen me kodet e parashikuara në Listën Kombëtare të Profesioneve (LKP), bashkëlidhur këtij vendimi. Instituti i Statistikave dhe agjencitë e tjera statistikore kryejnë përditësimin e informacionit statistikor zyrtar, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Ngarkohen institucionet dhe subjektet e përmendura, për marrjen e masave përgatitore për zbatimin e Listës Kombëtare të Profesioneve (LKP), brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi”, thuhet në VKM.
Qeveria miratoi pak ditë më parë Lista Kombëtare e Profesioneve, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12/2, të ligjit nr. 9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, dhe në vijim të pikës 7, të vendimit nr. 426, datë 15.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për ngritjen, funksionimin dhe detyrat e Komisionit Kombëtar për Nomenklaturën”.
Për listën e profesioneve klikoni këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.