Publikohet tabela/ Cilët studentë do të përfitojnë bursa 10 mijë lekë dhe cilët 5 mijë lekë
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit një vendim për zgjerimin e numrit të përfituesve dhe rritjen e masës së bursës për studentët e ekselencës. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare dhe parashikon tashmë që studentët që kanë notë mesatare mbi 9 do të përfitojnë bursë në masën 10 mijë lekë. Lista e studentëve që plotësojnë kriterin e notës mesatare do të hartohet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe dërgohet në institucionet publike të arsimit të lartë dhe në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Vendimi përcakton edhe dhënien e gjysmëbursave për raste të veçanta për kategorinë e studentëve në nevojë, që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë.
Nga ky vendim përfitojnë dhe studentët e Universitetit të Sporteve.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.