Publikohet vendimi/ Emërohet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil (Emrat)
Vendim i qeverisë për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil është publikuar në Fletoren Zyrtare duke marrë fuqi ligjore. Referuar vendimit, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi emërimin në detyrë të kryetarit dhe anëtarëve të këshillit drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil, si më poshtë vijon:
Dritan Gjonbalaj, kryetar;
Elira Kokona, anëtar;
Arta Gurabardhi, anëtar;
Evis Mamaj, anëtar;
Artan Shkreli, anëtar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.