Punësim i qëndrueshëm – Rama: PS garanton zhvillimin ekonomik siç bëri me drejtësinë
Kryeministri Rama ka nisur fushatën për datën 5 qershor nga Poliçani ku ka kërkuar votëbesimin e qytetarëve për një mandat të plotë. Rama është shprehur se vetëm duke pasur një mandat të plotë mund të bëjë më shumë për punësimin dhe ekonominë, ashtu siç kanë bërë për Vettingun dhe për drejtësinë. 5 qershori përkon dhe me nisjen e provimeve të maturës të cilën nuk e anashkaloi as kryeministri.
Rama ka kërkuar që asnjë maturant të mos pranojë kopjen e testit që kanë filluar ta nxjerrin në pazarin e votës.
Më tej kryeministri ka dhënë versionin e tij se pse në takimet e tij me qytetarët nuk përmend arritjet e qeverisë në këto katër vite. Sipas Ramës rezultatet e punës janë aty dhe qytetarët i kanë të prekshme, ndërkohë që Partia Socialiste po angazhohet e po kërkon një mandat të dytë për t’i çuar më tej premtimet e saj.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.