Punësim për punëkërkuesit afatgjatë – Kriteret për aplikim në programin e punëve publike në komunitet
Të gjithë punëkërkuesit e papunë afatgjatë, që kanë më shumë se një vit të regjistruar në zyrat e punësimit mund të jenë pjesë e një tjetër programi që po aplikohet për përfshirjen e tyre në treg. Bëhet fjalë për programin e punëve publike në komunitet (PPPK), i cili 12-mujor dhe ka për qëllim nxitjen e punësimit për këtë kategori, nëpërmjet ofrimit të mundësive të trajnimit dhe të punësimit me kohë të pjesshme në aktivitete me fokus shërbimet në dobi të komunitetit.
Ky program u ofron mundësi të papunëve afatgjatë që të përftojnë përvojë të vlefshme pune dhe të marrim pjesë në trajnim e në të njëjtën kohë të paguhen. Për të aplikuar në këtë program, punëdhënësi i cili duhet të jetë i regjistruar në zyrën e punës, me të drejtë përfitimi për këtë program, është: i. organizatë jofitimprurëse, ii. organizatë të shoqërisë civile, iii. biznes social / sipërmarrje sociale /ndërmarrje sociale, iv. institucion publik.; Punëdhënësi është i regjistruar sipas legjislacionit përkatës në fuqi; ka shlyer detyrimet tatimore; ka të drejtën të aplikojë për maksimumi 2 (dy) grupe me numër jo më të madh se 7 (shtatë) punëkërkues të papunë për secilin grup.
Ndërsa punëkërkuesi të jetë në moshë mbi 25 vjeç, dhe të ketë marrë shërbimet e nevojshme të punësimit; Nevojat dhe profili i punëkërkuesit duhet të përshtaten me kërkesat për aftësi të vendit të punës që siguron programi për ta; Një punëkërkues mund të marrë pjesë vetëm një herë në këtë program, brenda një periudhe pesëvjeçare. Punëdhënësit mund të aplikojnë për këtë program në rrugë elektronike ose në zyrën përkatëse të punësimit. Financimi i mbështetjes bëhet nëpërmjet rimbursimit të shpenzimeve, çdo muaj, pas vërtetimit të shpenzimeve.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.