Punësimet sezonale – Shtyhet data e aplikimit në “Smile Albania”. Në korrik lidhen kontratat
Të gjithë ata të rinj dhe të reja të cilët dëshirojnë të punësohen në projektin e ri “Smile Albania” kanë mundësi për të aplikuar deri ditën e martë.
Në një konferencë për mediat kreu i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej u shpreh se kjo shtyrje e afatit do të bëhet për shkak të bllokimit të herëpashershëm të sistemit on line ku bëhen aplikimet për punësimin sezonal.
Lidhur me kontratat e punësimit Dedej sqaroj se do të bëhen në korrik ndërsa theksoi se ky vit do të shërbejë për ta projektuar më mirë këtë proces për vitin e ardhshëm, si edhe për të llogaritur buxhetin përkatës.
Deri më tani numri i aplikimeve ka arritur në 500 ku 400 prej tyre janë bërë vetëm përmes sistemit online, në faqen zyrtare të Agjencisë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.