Punësimi i studentëve ekselentë – Nesër, afati i fundit
Nesër është afati i fundit për studentët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për t’u punësuar pranë administratës publike.
Rikujtojmë se 27 janari është data kur Qeveria ka vendosur afatin e fundit për aplikim duke ofruar për këtë vit 803 vende pune në total pranë administratës publike për studentët të cilët janë ekselentë. Në shërbimin civil pritet të punësohen 601 studentë dhe 202 punësime të tjera me kod pune. Të rinjtë të cilët do të aplikojnë këtë vit do të rekrutohen pa kaluar në proceset e konkurrimit, ndryshe nga sa ndodhte më parë.
Studentët do të kenë mundësinë e përzgjedhjes për vendet e punës dhe ky proces do të varet nga mesatarja e gjithsecilit, prioritet pritet të kenë ata student të cilët kanë mesatare më të lartë. Aplikimet për punësime priten të rihapen sërish brenda vitit .
Punetembare.al është portali i vënë në dispozicion për të gjithë studentët të cilët dëshirojnë që të punësohen në administratë.
Numri më i lartë i punësimeve ofrohet kryesisht në sektorin doganor në degë të ndryshme në vend, në Sektorin e Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara në disa qarqe si edhe në Sektorin e Kontrollit në Pikat e Inspektimit Kufitar në shërbimin veterinar etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.