Punësimi në Shqipëri – Bujqësia regjistron rreth 40.2% të punësuar
Sektori bujqësor dhe ai i shërbimeve ka numrin më të lartë të të punësuarve në Shqipëri, përkatësisht 40.2% dhe 40.4% të të punësuarve në total.
Bazuar në të dhënat e anketës së forcave të punës në vitin 2016, rezulton se 41.2% e të punësuarve janë më pagë, 34.9% janë të vetëpunësuar dhe 23.9% janë punëtorë pa pagesë në biznesin familjar.
Sipas të dhënave të kësaj ankete, gjithsej forca pune janë 1 milion e 365 mijë persona nga të cilët 43.4% janë femra dhe meshkuj rezultojnë të jenë 56.6% .
Të punësuar gjatë 2016-ës janë 1.157.000 persona, nga të cilët 43.8% femra dhe 56.2% meshkuj. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 66.2% dhe 15.8% më e lartë për meshkujt .
Sipas INSTAT, shkalla e papunësisë në fund të vitit 2016 zbriti në 14.2%, niveli më i ulët që nga viti 2013.
Mbështetur në Anketën e Forcave të Punës, Instituti i Statistikave vlerëson se shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë mbi 15 vjeç ka rënë me 0.5 pikë përqindjeje në tremujorin e fundit të vitit.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.