Punësimi nga ndërmarrjet sociale – Hoxha: Ministria e Finacave, inekzistente. Sorensen: Vendet t’i hapin privatët
Ministria e Financave ka qenë pothuajse inekzistente në drejtim të stimulimit të punësimit përmes ndërmarrjeve sociale, ndërkohë që duhet të jetë më pranë këtij sektori”.Kërkesa është bërë nga drejtoresha e organizatës Partnerët Shqipëri, Juliana Hoxha, gjatë një konference ndërkombëtare mbi ndërmarrjet sociale , të cilat kanë në thelb punësimit e personave që vijnë nga grupet vulnerabël. Megjithatë, zv. ministrja e Financave, Dajna Sorensen kërkoi hapjen e vendeve të punës nga sipërmarrja private.
Nga ana tjetër, Majlinda Bregu në daljen e parë publik si sekretare e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunimin Rajonal, kërkoi që ndërmarrjet sociale të shikohen si një qasje rajonale, duke hartuar një legjislacion të përbashkët në këtë fushë.
Gjatë konferencës u kërkua që sipërmarrjet sociale të orientohen më shumë nga pushteti vendor, duke qenë se identifikimi i nevojave bëhet nga bashkitë. Ndërkaq, zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Adriana Jaku tha se dikasteri që ajo përfaqëson ka gati paketën ligjore, por edhe mbështetjen financiare për ndërmarrjet sociale.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.