“Punësoni menaxherët e energjisë” – Deda: Detyrim për subjektet publike e private që konsumojnë mbi 1milion Kwh/vit

Bizneset, që kategorizohen si konsumatorë të mëdhenj energjie kanë detyrimin ligjor për të punësuar një menaxher energjie, i cili do të hartojë planet e eficencës energjitike, duke reduktuar konsumin. Kreu i Agjencisë për Eficencën e Energjisë, Eltar Deda thotë për TV SCAN se janë mbi 250 subjekte publike e private, që tashmë iu ka lindur ky detyrim.
Deda flet edhe për pritshmëritë në drejtim të uljes së konsumit të energjisë, pas zbatimit të masave të rekomanduara.
Në muajish shkurt, Agjencia për Eficencën e Energjisë zgjeroi numrin e menaxherëve të certifikuar të energjisë, të cilët do të shërbejnë pranë këtyre bizneseve apo institucioneve publike. Ndërkohë që, sipas legjislacionit në fuqi, secili prej tyre ka të drejtë të punojë vetëm në një subjekt. Kursimi i energjisë ka një rëndësi të veçantë, sidomos në kushtet e krizës aktuale, pasi redukton kërkesën e për pasojë edhe shpenzimet për blerje energjie, në rast të mosplotësimit të nevojave nga prodhimi vendas.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.