Punëtorët e kësaj kompanie gjermane lajmërojnë shumë shpejt greva urie, që mund të shkaktojnë kaos në transportin ajror

Transporti ajror po përballet me shumë probleme kohëve të fundit. Unioni gjerman i stafit ajror ka thirrur për një grevë urie pesë orëshe në ditën e dielë.
Të gjithë punonjësit e kompanisë që më së shumti gjenden në Frankfurt dhe Munich janë thirrur për një marshim në protestë.
Linja më e madhe ajrore gjermane e cila paralajmëroi fitime në fillim të këtij viti, ka filluar të ulë kostot për të përballuar konkurrencën e ashpër të çmimeve dhe çmimet e larta të karburantit në një sektor i cili po sheh gjithnjë e më shumë kompani të zhduken nga tregu.
Unioni i punëtorëve po kërkon nga kompania një rritje me 1.8% në rroga në një periudhë prej 1 viti e gjysmë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.