Punimet në nënstacione, OSHEE: Zonat ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër në Tiranë

Për shkak të punimeve që po kryhen në disa nënstacione, OSHEE ka njoftuar se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë.
Përmes një njoftimi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve të planifikuara më datën 24 mars, në nënstacionin “Traktora”, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nga ora 00:00 deri në orën 05:00. Për pasojë do të mbeten pa energji elektrike këto zona:
“Rruga “Ali Demi”, rruga “Hasan Sufa”, zona pranë ish Ndërtim Miniera, rruga “Gani Domi” , pallatet pranë Maternitetit të Ri, zona pranë spitalit Iranian, rruga “Qemal Stafa”, rruga “Sadik Petrela”, rruga “Telendini”, rruga “Ali Baushi”, rruga “Ramiz Treni”, rruga “Alibal Basha”, rruga “Ali Demi”, rruga “Shemsi Haka”, rruga “Mihal Grameno”, rruga “Petro Nini Luarasi”, rruga “Mustafa Lleshi”, rruga “Qamil Guranjaku”, zona pranë ish Artistikes, zona pranë Xhamisë Xhura, rruga “Aleksandër Moisiu”, rruga “Bajram Curri”, rruga “Vangjel Capo”, Fresku, zona e Teleferikut, rruga “Idriz Dollaku”, rruga “Sali Nivica”, rruga “Zonja Curre”, rruga “Shyqyri Ishmi”, rruga “Fatmir Haxhiu”, rruga “Mustafa Matohiti”, rruga “Lek Dukagjini”, rruga “Ismail Qemali”, pallatet përballe Fushës së Sportit “Ali Demi”, rruga “Hodo Beg”, zona pranë ATSH, rruga “Xhorxh Bush”, rruga “Xhorxh Martin”, rruga “Murat Toptani”, Privat/ Albace Shoes, Privat / Chatolinza.”, thuhet në njoftim
Ndërkohë po sot për shkak të punimeve që po kryhen në linjën 35kv L30-32 Shkozet – Durrës, janë pa energji elektrike disa zona në Durrës si: Fshatit Rinia, Bishti i Pallës, zona e Spitallës, zona e ish-Kënetës, zona e Nish Kimikes (Durrës), zona e Burgut, Peshkimi, Pastrimi Detar, Reparti 30-20, Fabrika e Kartonit, Hidrovoret.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.