Punimet në nënstacione, OSHEE: Zonat ku ndërpritet energjia sot dhe 2 ditët e ardhshme

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE njofton se do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë sot dhe dy ditët e ardhshme. Në një njoftim për mediat të OSHEE thuhet se:
“Për shkak të punimeve të planifikuara në nënstacionin “Traktora”, që do të kryhen në datat 01-03 Mars, gjatë intervalit kohor 09:00-11:00 dhe nga ora 11:00 deri në orën 13:00, do të ketë kufizime energjie në disa zona. Më 01 Mars kufizimet do të jenë tek Kodra e Kokonozëve, Ish- Parku Komunal, Pallatet pranë Oxhakut te shkolla e Bashkuar, Porcelani, Kodra e Priftit, Shkozë. Më datë 2 Mars do të ketë ndërprerje të energjisë rr. “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona pranë Depos së Ujit, Rr. Todi Shkurti (pranë pallateve Grand). Më datë 03 Mars rr. Kokonozëve, Shkozë (pjesërisht), Garda, Antenat e televizioneve ne Dajt, Vilat qeveritare në Dajt” thuhet në njoftimin e OSHEE.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.