Punimet në Nënstacionin Qendër, OSHEE: Ndërprerje energjie në Tiranë, oraret kur bëhet stakimi

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se në kuadër të zbatimit të planit të masave që ka hartuar kompania për festat e fundvitit, me qëllim sigurimin e furnizimit me energji elektrike, do të stakojë transformatorin 50-80 MVA 110/20 kV të N/Stacionit Qendër, Tiranë.
“Qëllimi i këtij stakimi lidhet me kontrollin, testimin dhe kolaudimin e transformatorit, proces ky, shumë i rëndësishëm, për të parandaluar dhe shmangur, ndonjë avari të mundshme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimit të furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftim.
Punimet do të kryhen më datë 20 Dhjetor, gjatë natës, nga ora 00:00 deri në 05:00 dhe OSHEE ka marrë të gjitha masat organizative-teknike për lidhjen unazore të të gjithë fiderave 20 kV, për të shmangur ndërprerjen e energjisë elektrike.
Në njoftim thuhet se OSHEE kërkon mirëkuptimin e konsumatorëve për këtë ndërprerje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.