Punimet në rrjet – OSHEE: Zonat e kryeqytetit që do të mbeten ditën e nesërme pa energji
Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike tha se disa zona të Tiranës do të kenë shkëputje të energjisë elektrike ditën e nesërme.
Shkaku është investimi i rikonstruksionit të kabinave që po kryhet nga OSHEE. Sipas grafikut të punimeve, OSHEE tha se zonat që do të preken nga investimet janë:
Rruga “Ali Baushi” e cila do të mbesë pjesërisht pa energji rruga “Ali Visha” rruga “Besnik Sykja” pjesërisht, rruga “Ferit XHajko”, dhe Fushë Mëzez, rruga e Qelqit. Në këto zona energjia do të shkëputet përgjatë intervalit kohor 09:00-15:00.
Gjithashtu OSHEE tha se do të mbetet pjesërisht pa energji edhe rruga “Merdar Shtylla” përgjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.