Punimet në rrjet – OSHEE: Zonat e Tiranës që do të ngelin pa energji ditën e nesërme
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se punimet në kuadër të investimit në kabina po vijon puna dhe do të stakohet energjia elektrike.
OSHEE tha se ditën e nesërme, në datën 12 prill, do të stakohet energjia elektrike në rrugën “Sulejman Delvina” pranë Stadiumit “Selman Stërmasit” gjatë intervalit kohor 09:00-14:00:
Energjia elektrike do të stakohet edhe në rrugën e Kavajës tek Ish Parku i Autobusave gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.
Në rrugën “Bardhyl”, rrugën “Ali Visha” dhe në rrugën “Mustafa Demiri” , OSHEE njoftoi se energjia do të stakohet pjesërisht në intervalin kohor 09:00-15:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.