Punonjësit e nëntokës – Miratohet vendimi me efekt përfitimi për pensionet. Ja profesionet që përfshin
Puna e kryer në nëntokë gjatë gjithë ditës në profesionet mekanik, elektricist dhe punonjës të tjerë të nëntokës në miniera dhe gjeologji do të njihet për efekt pensioni.
Për këta punonjës kjo kohë do të konsiderohet periudhë sigurimi për efekt përfitimi.
Vendimi është bërë i ditur sot pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave dhe do të hyjë në fuqi pas botimit të tij në ‘Fletoren Zyrtare’.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.