Punonjësit grekë të shëndetësisë, në protestë – Kundër detyrimit të vaksinës duke hedhur valle përballë parlamentit

Mijëra punonjës të shëndetësisë të pavaksinuar nga e gjithë Greqia, kanë “marshuar” në Athinë dhe kanë kërcyer përballë parlamentit, duke i kërkuar qeverisë që t’i lejojë të kthehen në punë, pa marrë vaksinën me detyrim. Qeveria greke prezantoi një politikë të detyrimit të vaksinës për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësorë në muajin Shtator, duke pezulluar pa pagesë ata që nuk kishin marrë të paktën 1 dozë. Sipas organizuesve të protestave, punonjësit e shëndetësisë të pavaksinuar në Greqi, arrijnë në rreth 5,000.
Protestuesit, me disa që po mbanin flamurin grek në kurriz dhe disa të tjerë, duke kërcyer, thërrisnin “demokraci”, ndërsa i drejtoheshin parlamentit dhe mbanin banera ku shkruhej “Dje ishim heronj, sot të pezulluar nga puna”. “Ne kemi të drejtën të bëjmë ç’të duam me trupin tonë, të zgjedhim nëse do të pranojmë një procedurë mjekësore apo jo” – tha Vasiliki Tzavazou, një infermiere e pavaksinuar që punonte në spital Universitar të Larisas. Protestuesit thonë se aftësia e Omicron për të infektuar të vaksinuarit, e bën detyrimin e vaksinës të padrejtë.
“Është e padrejtë për shkak se kolegët tanë të vaksinuar po infektohen dhe po e trasnmetojnë virusin, ndërkohë që punojnë si zakonisht”- tha Anastasios, një ndihmësmjek nga Selaniku. Jashtë paralmentit, protestuesit nga Kreta, që kishin marrë kostumet e tyre popullore, nisën të kërcejnë këngë tradicionale të vendit, ndërsa protestuesit e tjerë kishin bllokuar rrugët dhe duartrokisnin. Në protest, një banore nga Athina mbante një falmur kanadez që shkruante “Vazhdoni Transportin me Kamionë” , në shenjë solidariteti me protestat në kanada, të nisura nga shoferët e kamionit, që kundërshtojnë detyrimin e vaksinës dhe karatniminit për kalimin e kufijëve.
Protestat kanë nxitur kryengritje të ngjashme në SHBA, Francë, Zelandë të Re dhe Australi. Në Greqi, të pavaksinuarit janë të ndalur për të hyrë në ambiente të mbyllura, përfshirë restorante, muzeume dhe teatro. Greqia raportoi 10,853 raste të reja dhe 72 vdekje në 24 orët e fundit. Infeksionet janë zbutur nga rekordi i fillimit të Janarit prej reth 50,000.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.