“Pushime në Disney World” – Muajt më të leverdishëm për të vizituar parkun mahnitës
Nëse nuk e keni vizituar asnjëherë Disney-n më përpara, lajmet nuk janë të mira pasi pushimet në Disney konsiderohen të shtrenjta.
Edhe planifikuesit më të aftë nuk mund t’i evitojnë kostot e pashmangshme të qëndrimit në hotel, biletat për t’u futur në park apo suveniret gjatë rrugës.
Sidomos nëse udhëtoni me gjithë familjen, shpenzimet mund të shtohen shumë shpejt. Megjithatë ata që dëshirojnë të bëjnë një hulumtim të vogël shtesë mund të gjejnë se ka në të vërtetë mënyra për t’i bërë pushimet në Disney shumë më të përballueshme.
Për të gjithë vizitorët të cilët kanë një afat kohor fleksibël, një nga mënyrat më të mira për të udhëtuar drejt Disneyt është në periudhën më të “pa populluar” të parkut.
Thjesht duke parë çmimet e dhomave të hotelit dhe çmimet e biletave një ditore për të hyrë në park ju do të kuptoni se cilat janë momentet me më shumë fluks dhe cilat jo.
Në përgjithësi, muaji Janar dhe pjesa e fillimit të vitit janë koha më e lirë për të vizituar çdo vit Disney World. Për shkak se shumica e pushimeve janë kryer në periudhën e festive e Janari është pikërisht muaji ku të gjithë kanë rënë në qetësi.
Në këtë periudhë ju jo vetëm që do të merrni çmime shumë më të ulëta si për hotelin ashtu edhe për biletat e parkut por gjithashtu do të keni mundësinë t’i shijoni pushimet tuaja te qetë, pa zhurmën e turmave të shumta që rendin drejt parkut mahnitës.
Por kini kujdes edhe gjatë periudhës më të qetë të vitit ndodhen 2 momente fluksi.
Kini kujdes të shmangni fundjavën e maratonës në Disney në fillim të Janarit, fundjavën e Martin Luther King si dhe pushimet që kanë shkollat rreth javës së tretë të shkurtit.
Përveç kësaj, shumica e muajit shtator, tetor dhe nëntor (duke përjashtuar ditët që rrethojnë Halloween dhe Falënderimet), gjithashtu mund të kenë çmime të arsyeshme në Disney World.
Ndërkohë që periudhat e festave, janë periudhat që nuk rekomandohet ta vizitoni parkun, pasi nuk do të mund ta shijoni atë ashtu siç duhet.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.