Pushime pa shumë shpenzime?! Krijoni një fond për mbulimin e udhëtimit

Kostoja e fluturimeve, hoteleve, restoranteve dhe argëtimet mund të jenë të papërballueshme dhe mund të frikësojnë disi udhëtarët në mbarë botën. Për të lehtësuar koston e udhëtimit tuaj të ardhshëm filloni të krijoni një llogari të veçantë kursimi të rregullt dhe ndërtoni një depozitë automatike të asaj që ju mund të përballoni çdo muaj. Së shpejti pushimi i ëndrrave tuaja mund të bëhet i realizueshëm.
Zgjasni më shumë ditët e pushimeve
Duke planifikuar fundjavat dhe festat, ju mund të bëni më shumë ditë pushimi. Nxirrni kalendarin, shënoni fundjavat dhe festat dhe rregulloni ditët e pushimeve.
Kërkoni për linja fluturimi low cost.
Linjat ajrore buxhetore të bazuara në Evropë, si psh Norwegian dhe Wow Air shpesh ofrojnë fluturime low cost vetëm për pak dollar në udhëtime të gjata. Për shembull, Air Norwegian është duke planifikuar për vetëm 69 dollarë fluturime nga SHBA në Evropë gjatë këtij viti.
Regjistrohuni për njoftime me e-mail
Regjistrohuni në linjat ajrore të ndryshme për të marrë e-maile për okazione apo çmime shumë të ulëta. Gjithashtu me anë të e-maileve ju mund të lajmëroheni nëse ka ndonjë ndryshim oraresh, datash apo anulime.
Provoni të shkëmbeni shtëpitë për pushime
Me faqet si “HomeExhange”, përdoruesit do të hyjnë në destinacionin e tyre për të zgjedhur dhe për të gjetur njerëz të gatshëm për të shkëmbyer vendet për një pushim. Programet si këto i lejojnë udhëtarët për të qëndruar diku falas duke shijuar të gjitha komfortet për të qëndruar në një shtëpi plotësisht të mobiluar. Ideja e të pasurit të huaj në shtëpinë tuaj mund të jetë pak i pakëndshëm, por me siguri është një ndjesi e cila mund të kalojë me shtimin e rasteve
Mësoni një gjuhë
Mësimi i një gjuhe të huaj mund të jetë një nga motivuesit më të mëdhenj për të udhëtuar më shumë, dhe anasjelltas. Qëllimi mund të duket i frikshëm, por nëse investoni kohë çdo ditë, mund të bëhet e arritshme.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.