‘Putin ndërron mendje’ – Presidenti rus 68 vjeçar vendos të marrë vaksinën kundër Covid-19
Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të marrë një vaksinë të koronavirusit, njoftoi media shtetërore.
“Ai tha se do të vaksinohet, ai e mori këtë vendim dhe po priste derisa të përfundonin të gjitha formalitetet,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për Rossiya 1 Channel TV, raportoi Reuters.
Putini, 68 vjeç, ka sugjeruar më parë se nuk kishte asnjë arsye që ai të vaksinohej dhe tha se vendi do të përqendrojë përpjekjet e tij të vaksinimit tek të moshuarit dhe individët me rrezik më të lartë.
Vendi njoftoi në fillim të këtij viti se kishte zhvilluar atë që pretendonte të ishte një vaksinë e sigurt dhe efektive kundër virusit.
Putini tha se një nga vajzat e tij mori pjesë në një provë klinike për vaksinën Sputnik V të Rusisë në gusht, sipas Reuters.
Zyrtarët e shëndetit publik në Shtetet e Bashkuara kanë miratuar dy vaksina për përdorim publik, dozat e para të të cilave janë administruar javët e fundit. Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidenti Mike Pence kanë marrë të dy publikisht vaksinat për të ndihmuar në forcimin e besimit të publikut në sigurinë e saj. Ish-presidentë të tjerë të SHBA kanë thënë se do të bënin të njëjtën gjë.
Presidenti Trump, i cili u diagnostikua dhe u shërua nga koronavirusi në fillim të këtij viti, deri më tani nuk e ka marrë vaksinën publikisht ose nuk ka njoftuar plane për ta bërë këtë. Ka të ngjarë që ai të ketë zhvilluar antitrupa ndaj virusit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.