“Pyjet e Dibrës në Ankand” – Më 24 tetor Bashkia zgjedh firmën fituese
1755 m3 dru në këmbë e lloji ah, nga të cilat 200 m3 lëndë drusore për punime dhe 1555 m3 dru zjarri kanë dalë në ankand nga Bashkia e Dibrës.
Të gjitha firmat privat që duan të marrin pjesë, kanë afat deri në 24 tetor të paraqesin ofertat e tyre për shfrytëzimin e lëndës drusore. Çmimi fillestar fillon me ofertën 1 397 500 lekë.
Firma fituese, e cila do të zgjidhet nga Bashkia Dibër, ka si detyrë: “Nxjerrjen e materialit drusor të thatë në këmbe dhe të rrezuar të shpërndarë në ngastrat 33/a të ekonomisë pyjore Zhuri Plahut-Qafe Murre, si dhe do të kryej prerje shëndetësuese e rigjeneruese”.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.