“Qëllimi i punës suaj” – Ja pse është e rëndësishme ta pëlqeni atë që bëni
Nuk është mjedisi apo departamenti për të cilin punoni që përcakton rolin tuaj por qëllimi se përse jeni aty.
Pa marrë parasysh se çfarë bëni, puna juaj ekziston për një arsye. Kur e dini arsyen dhe kur kuptoni ekzaktësisht se si përpjekjet tuaja e bëjnë botën një vend më të mirë për dikë tjetër, keni gjetur qëllimin e punës suaj.
Në një nivel individual, njerëzit që kuptojnë qëllimin në formë më të gjerë të punës së tyre janë më të lumtur, më të angazhuar dhe më kreativ.
Nga një perspektivë organizative kur punonjësit shohin se si roli i tyre përshtatet me qëllimet e kompanisë qarkullimi i personelit ulet dhe në këtë mënyrë rritet produktiviteti.
Nëse punoni në një organizatë jofitimprurëse apo shërbimesh është më e lehtë të ndihmoni njerëzit të gjejnë një kuptim më të thellë në punën e tyre. Po nëse punoni në një bankë, një qendër thirrjeje apo një kompani softuerike?
Është e rëndësishme të kuptoni se çdo punë i ofron një shërbim dikujt tjetër. Nëse nuk do të ndodhtë kështu atëherë ai shërbim nuk do të ekzistonte.
Mbajeni mend këtë për aq kohë sa punoni me anëtarët e ekipit tuaj të kuptojnë atë që ka kuptim në punën.
Misioni i organizatës suaj është një vend i mirë për të filluar. Ai do t’ju ndihmojë të identifikoni nevojat e klientëve, mënyrat në të cilat, mënyrat në të cilën organizata duhet t’i takojë dhe se si do të matet suksesi.
Ju nuk do të jeni në gjendje të ndryshoni deklaratën e misionit të organizatës suaj por mund të shkruani një deklaratë për misionin dhe vizionin, ekipin si dhe departamentin tuaj.
Përdorni teknikën e pesë pse-ve? Për të nisur këtë proces. Bëni pyetjen e thjeshtë se pse ekziston ky ekip apo ky departament.
Mendoni për objektivat organizative ndërkohë që kaloni këtë proces dhe të jeni të bindur se në këtë mënyrë do të keni një staf më të organizuar dhe produktiv me një qëllim në vetvete.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.