Qëllimi për ‘zero emetime karboni’ / Shtatë vende europiane heqin garancitë për eksportet e karburanteve fosile
Shtatë vende evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, do të angazhohen të Mërkurën për të ndaluar garancitë e eksportit publik për projektet e karburanteve fosile, tha të martën Ministri Francez i Financave Bruno Le Maire.
Infrastruktura e qymyrit, naftës dhe gazit tradicionalisht kanë përbërë një pjesë të madhe të portofoleve të agjencive publike të financave të eksportit të shumë vendeve, të cilat mbështesin eksportet përmes garancive shtetërore dhe sigurimit nga humbjet jashtë vendit.
Spanja, Hollanda, Danimarka dhe Suedia janë katër vendet e tjera që mbështesin iniciativën.
Britania, Franca dhe Suedia kanë përcaktuar tashmë planet për të ndaluar garancitë e eksportit për sektorin e karburanteve fosile ndërsa vendet e tjera anëtare të BE nuk e kanë vendosur ende sa shpejt do të heqin dorë nga mbështetja e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.