Qendra e re e Fierit/ FSHZH: Janë rehabilituar 60 mijë metra katror hapësirë urbane (FOTOT)
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka njoftuar se kanë përfunduar punimet për Qendrën e re të qytetit të Fierit. “Janë 60,000 metra katrorë hapësira që i janë nënshtruar rehabilitimit, duke e transformuar në një hapësirë urbane dhe rekreative,” shkruhet në njoftim.
Sipas FSHZH në kuadër të të njëjtit projekt është punuar edhe për rinovimin e fasadave të ndërtesave rreth sheshit, ndërtimi i korsive të biçikletave, si dhe sistemimin e ujërave të zeza dhe ujërave të shiut në zonën e shtratit të lumit, për rehabilitimin e tij dhe një peizazh natyror për Gjanicën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.