Qendra për zhvillim dhe trajnim personal në zonën e “5 Majit” – Ahmetaj: Firmoset marrëveshja prej 2.5 milion euro
Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj ka bërë me dije se së bashku me Ambasadoren Greke Sophia Philipidou kanë nënshkruar sot marrëveshjen e grantit për ndërtimin e qendrës për zhvillim dhe trajnim profesional në zonën e re të “5 Majit” në Tiranë.
Sipas njoftimit projekti në vlerën 2,5 milionë euro, i bashkohet një sërë objektesh të rëndësishme publike të projektuara për t’u ndërtuar në zonën e re, përfshirë godinën e re të tatimeve e doganave, qendrën e kërkim- zhvillimit në fushën e IT dhe nxitjes së start -ups etj,.
Ahmetaj është shprehur se të gjitha këto projekte janë si një urë e rëndësishme lidhëse mes formimit profesional, tregut të punës apo sipërmarrjeve të vogla private nga të rinjtë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.