Qendra shëndetësore në Sauk – Manastirliu: Kushte bashkëkohore, do t’i shërbeje 13 mijë banorëve
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar vijimin e punës për rehabilitimin e një tjetër qendre shëndetësore në Tiranë.
Sipas Manastirliut qendra shëndetësore në Sauk e cila është e përfshirë në programin e 300 qendrave shëndetësore, do t’i shërbejë në kushte dhe standarde bashkëkohore 13 mijë banorëve të periferisë së Tiranës.
Në njoftimin e Ministres, bëhet me dije se investimi për rehabilitimin e plotë dhe pajisjen e kësaj qendre, kap vlerën e 13.2 milionë lekëve dhe po kryhet me mbështetjen e projektit “Shëndet për të gjithë”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.