Qendrat shëndetsore verore – Manastirliu: Hapen sot 29 pika nga Thethi në Ksamil
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga Thethi në Ksamil, janë hapur sot 29 qendra shëndetësore verore, për një sezon turistik të sigurt.
Sipas njoftimit 170 mjekë dhe infermierë të mirë trajnuar do të gjenden në të gjitha këto qendra në shërbim të pushuesve dhe banorëve të zonave.
Do të ketë gjithashtu barna dhe materiale mjekësore si dhe Teste të shpejta për Covid-19 në çdo qendër shëndetësore verore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.