Qendrueshmëri në politikat fiskale – Financat marrin në konsideratë FMN dhe sipërmarrjen
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore i kanë sugjeruar qeverisë shqiptare të jetë më e qendrueshme në politikat fiskale, shqetësim që është ngritur edhe nga sipërmarrjet, të cilat jo në pak raste e kanë pësuar nga ndryshimet e shpeshta fiskale. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj i është përgjigjur interesit të mediave lidhur me vizitën dhe takimet me institucionet ndërkombëtare në SHBA, ku theksoi se po merren masat që politikat fiskale të jenë më stabël.
Një tjetër shqetësim i institucioneve ndërkombëtare lidhet me menaxhimin e shpenzimeve dhe monitorimin e kontratave koncesionare.
Më herët, ministrja Denaj mori pjesë në aktivitetin e Bankës Botërore, ku u prezantua projekti “Sistemi i integruar i financave publike”, i cili ka në thelb rritjen e transparencës në menaxhimin e fondeve publike.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.