Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin e Obligacioneve të Thesarit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka përmbyllur sot me sukses Ankandin e 100-të me radhë të Letrave me Vlerë (KV004-17).
Në këtë ankand u ofertuan Obligacione Thesari me maturitet 5 vjeçar në vlerë nominale 20 milionë euro.
Shuma e ngritur do të shërbej për ri financimin e Obligacioneve të emetuara 2 vite më parë.
Në këtë ankand, tregu shfaqi interesim për blerje të letrave me vlerë në vlerë 44.62 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë Euro.
Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tregut të brendshëm të huamarrjes shtetërore në njërën anë si dhe në anën tjetër ndikon në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real.
Normat e ulëta nënkuptojnë konkurrencë për investim në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës si rezultat i besueshmërisë së lartë në qëndrueshmërinë fiskale të vendit.
Kjo nënkupton kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.
Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV004-17 janë, vetëm Bankat: 19.99 milionë euro.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.