Qeveria e re “Rama 2” – Kryeministri dhe ministrat betohen në Presidencë
Kryeministri Edi Rama dhe 13 ministrat e kabinetit të ri qeveritar “Rama 2” kanë kryer betimin para presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.
Pas betimit në Presidencë, pritet që kryeministri Rama të zhvillojë edhe mbledhjen e parë, ku siç ka paralajmëruar vet kreu i qeverisë, do të merren dy vendime: Shpalljen e ‘Vitit të Skënderbeut’ dhe vendimi i dytë për dhënien fund të burokracisë në administratë.
Mëngjesin e 13 shtatorit qeveria e re u votua në Kuvend me 78 vota pro.
Kabineti i qeverisë së re:
Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi
Kryeministër Edi Rama
Zv kryeministre, Senida Mesi, deputete e qarkut Shkodër
Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrësit, Sonila Qato
Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj
Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro
Ministritë që kanë ndryshuar strukturë:
Ministria e Financave, Ekonomisë dhe Punës (Financa bashkohet me Ekonominë dhe MMRS), Arben Ahmetaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla
Ministria Shëndetësisë, (do bashkohet me Kujdesin Socialë), Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë, (do bashkohet me ministrinë e Infrastrukturës), Damian Gjiknuri
Ministriae Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi
Ministria Turizmit dhe e Mjedisit, Blendi Klosi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.