Qeveria italiane korrigjon llogaritë me anë të një dekreti anti-procedure BE prej 1.5 miliardë eurosh
Së bashku me projekt-ligjin për rregullimin e buxhetit prej 6.1 miliardë, Këshilli i Ministrave miratoi një dekret “shpëtim llogarie” prej 1.5 miliardë eurosh. Rregulli, i kërkuar nga komisioni i BE për të ndihmuar shitjet e këtij viti, detyron qeverinë të vendosë në fakt një manovër të vërtetë korrigjuese. Një manovër që nuk ndryshon kushtet e kërkuara për të hyrë në dy masat indikatore, por vërteton që shpenzimet më të ulëta se ato të pritshme nuk mund të devijohen në masa të tjera.
Por polemika politike nuk mundi të fsheh vendimet operative të Këshillit të Ministrave. Që për të evituar procedurën e shkeljes nuk u kufizua dot vetëm në hartimin e ligjit për rregullimin e buxhetit dhe një raporti teknik shoqërues, sikurse ishte parashikuar në fillim.
E gjithë kjo, megjithatë, nuk mjafton për të rikthyer deficitin në 2.1% dhe mbi të gjitha për të ofruar garanci për angazhimet që lidhen me vitin 2020. Dekreti ‘shpëtim llogarie’ e çojnë deficitin e këtij viti tek 2% të dakorduar me BE në dhjetor, me një lëvizje të dyfishtë që redukton deficitin me 7.6 miliardë në krahasim me parashikimin e prillit Def.
Burimi: Ilsole24ore
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.