Qeveria liron nga detyra prefektët që kandidojnë në zgjedhje – Lista e emrave, qarqet dhe numri që garojnë në listë
Këshilli i Ministrave ka vendosur sot për lirimin nga detyra të Prefektëve të Qarqeve, të cilët janë kandidatë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 18 Qershorit. Sipas ligjit “Për Prefektin e Qarkut”, prefekti nuk mund të ushtrojë një mandat zgjedhor.
Më poshtë është lista me prefektët të cilët lirohen nga detyra dhe qarqet ku ata garojnë:
Emri | Lirohet nga detyra si | Qarku ku kandidon dhe nr në listë |
Arben Kamami | Prefekt i Qarkut të Elbasanit | Kandidon i treti në Elbasan |
Ardit Konomi | Prefekt i Qarkut të Korçës | Kandidon i shtati në Korçë |
Fadil Nasufi | Prefekt i Qarkut të Beratit | Kandidon i katërti në Berat |
Halit Palamani | Prefekt i Qarkut të Dibrës | Kandidon i treti në Dibër |
Rolant Xhelilaj | Prefekt i Qarkut të Durrësit | Kandidon i pesti në Durrës |
Sadi Vorpsi | Prefekt i Qarkut të Tiranës | Kandidon i 17-ti në Tiranë |
Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.