Qeveria merr 650 milionë euro borxh – Finalizohet Eurobondi/ Hua 10-vjeçare me interes 3.75 %
Shqipëria ka finalizuar marrëveshjen për marrjen e huasë së katërt në tregjet ndërkombëtare, duke emetuar Eurobondin e ri 10-vjecar. Republika e Shqipërisë doli në tregjet ndërkombëtare financiare me një obligacion ndërkombëtar të ri 10-vjeçar në vlerën prej 650 milion € me një kupon prej 3.50%, me interes 3.75%.
Procesi u drejtua nga Zv. Kryeministri Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave dhe Ekonomise, Delina Ibrahimi. Referuar njoftimit zyrtar të qeverisë, investitoret kanë shprehur interes ne ofertat, të cilat qe kaluan 1.8 here vleren e kerkuar. Qeveria vlerëson se ky ishte nje test real per ekonomine shqiptare, qe rikonfirmon besimin e tregjeve ne qendrueshmerine e ekonomise shqiptare edhe ne kohe te vështira, pas goditjes se tërmetit dhe pandemise.
Kjo është hera e katërt që Shqipëria u drejtohet për hua tregjeve ndërkombëtare të kapitalit, duke pasuar emetimet e mëparshme të realizuara në vitin 2015 dhe 2018 dhe 2020. Edhe kësaj radhe u arrit financimi me po te njejtin kupon si në vitin 2020, por kete here me nje afat maturimi 10 vjecar. Marrja e e kësaj huaje e rrit nivelin e borxhit publik në vend në mbi 80 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.