Qeveria miraton amnistinë, Ahmetaj: Detyrimet që fshihen e kategoritë përfituese

Pas një viti diskutimesh dhe pak muaj larg zgjedhjeve Qeveria ka miratuar më në fund faljen fiskale për individët dhe bizneset duke e ndarë këtë falje në dy afate kohore të përfshira.
Ministri i Financave Arben Ahmetaj në një dalje para mediave pas mbledhjes së qeverisë sqaroi se kush përfiton.
Me këtë nisëm qeveria fal 91 miliardë lekë detyrime të akumuluara ndër vite. Ahmetaj pas deklaratës për faljen fiskale konfirmoi në fund se në datë 2 mars pensionistët do të marrin rritjen e pensionit të premtuar më herët nga qeveria.
Me anë të këtij projektligji synohet:
-Të fshihen detyrimet fiskale përfshirë principalin, kamatevonesën dhe gjobën, për periudhat përpara Dhjetor 2010, për të gjithë individët, personat fizikë dhe juridikë që kanë detyrime të papaguara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj;
-Fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për periudhën 2011-2014 me kushtin që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit të paguhet e plotë tatimi/taksa/tarifa/kontributi.
-Fshirja me të njëjtat kushte e detyrimeve tatimore qendrore dhe vendore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë.
-Fshirja e gjobave dhe kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore me kushtin e pagesës së kontributit, nisur nga fakti se ky është një kontribut që I është mbajtur të puënsuarit nga punëdhenësi dhe si I tillë duhet paguar në buxhet për qëllim etë sigurimit të detyrueshëm dhe përfitimit të pensionit.
-Gjobat e gjeneruara nga sistemi në mënyrë automatike për deklarimin e kontributeve, pavarësisht periudhës së cilës i përkasin (ato gjoba që qytetarët e mbajnë mend, në qershor 2016 kur u kalua në sistemin informatik të plotë dhe automatic online. Fshirja e gjobave për deklarimin e kontributeve ishte një premtim i drejtpëdrejtë që Kryeministri dhe qeveri ia kaloi drejtpërsëdrejti dhe në transparencë të plotë qytetarëve, që atë ditë që shqetësimi u bë i ditur.
-Përfshihen këtu edhe rastet e gjobave referuar neneve të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese. Fshirja e
-Heqja nga qarkullimi dhe çregjistrimi i mjeteve të transportit për të cilat nuk është kryer asnjë veprim deri më dhjetor 2011, si dhe shuarjen e çdo lloj detyrimi për këto mjete. Gjithashtu për mjetet e transportit të cilat nuk hiqen nga qarkullimi parashikohet shuarja e detyrimeve tatimore për periudhat para 2010 dhe fshirja e gjobave dhe kamatvonesave për periudhat 2011-2014, me kusht pagesën e detyrimeve 2011 e në vijim. Pra sështë parimi i pagesës së principlait për fshirjen e gjobave dhe kamatvomesave.
-Nisur nga situata e detyrimeve të akumuluara ndërmjet operatoreve të sektorit elektorenergjetik me kapital 100 % shteteror dhe sektorit të ujësjellës-kanalizime, si sektorë strategjikë të ekonomisë dhe në reformë të thellë, kemi parashikuar që për këta operatorë, të fshihen edhe detyrimet tatimore të papaguara, përjashtuar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si dhe detyrimet e vetdeklaruara nga këta operatorë, dhe që u përkasin periudhave Janar 2011 deri Dhjetor 2013. Ndërkohë, për këta operatorë, për periudhën janar 2014-dhjetor 2014 do të aplikohet fshirja e gjobave dhe kamatvonesave me kusht pagesën, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, e tatimit/taksës/tarifës/kontributit. Pra ndryshimi i vetëm për këta sektorë krahasuar me kategoritë e tjera, është periudha 2011-2013 kur fshihen në total detyrimet dhe jo në mënyrë të kushtëzuar, si kompani me kapital 100% shtetëror!
-Fshihen nga regjistrat detyrimet e pagueshme në doganë sipas kuptimit të pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, të evidentuara në administratën doganore, për TVSH-në e shtyrë dhe të papaguar për makineritë dhe pajisjet, importimi i të cilave është përjashtuar nga tatimi mbi vlerën e shtuar, sipas listës përkatëse në fuqi deri në datë 31.12.2016.
-Nuk përfitojnë nga fshirja sipas këtij ligji subjektet që kanë detyrime tatimore/doganore, që kanë një vendim gjyqësor të formës së prerë si të dënuar penalisht për evazion fiskal dhe kontrabandë.
Në termat e efekteve financiare, detyrime potencialisht per t’u fshirë janë 90.97 Miliard Lekë
Nga këto:
-Fshirje detyrimesh pa kusht: 29.52 Miliard Lekë ( Principal + Gjoba+ Kamatvonesa)
-Fshirje detyrimesh me kusht: 61.45 Miliard Lekë ( Gjoba + Kamatvonesa)
-Për t’u paguar si kusht 34.96 Miliard Lekë ( Principal)
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.