Qeveria miraton tjetër fond për riparimin e pallateve/ Përfitojnë Tirana, Durrësi dhe Mirdita

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 824 milionë e 836 mijë lekë për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Mirditë, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi, në masën 240 000 000 (dyqind e dyzet milionë) lekë;
b) Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 388 182 835 (treqind e tetëdhjetë milionë e njëqind e tetëdhjetë e dy mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) lekë;
c) Bashkisë Mirditë i transferohet fondi, në masën 196 653 682 (njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e dy) lekë.
Vendimi përcakton gjithashtu përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2021, në masën 164 milionë e 967 mijë lekë për financimin e rikonstruksionit ose të riparimit të mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat), në bashkitë Tiranë, Durrës dhe Mirditë, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi, në masën 48 000 000 (dyzet e tetë milionë) lekë;
b) Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 77 636 567 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) lekë;
c) Bashkisë Mirditë i transferohet fondi, në masën 39 330 736 (tridhjetë e nëntë milionë e treqind e tridhjetë mijë e shtatëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.
Efekti financiar, për vitin 2021, të përballohet nga hapësira buxhetore e siguruar pas ngurtësimit në të njëjtën masë të fondeve të projekteve të rindërtimit me ecuri të ngadaltë dhe t’u transferohet bashkive Tiranë, Durrës dhe Mirditë në formën e transfertës së pakushtëzuar.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.